044 333 337   

Ndërtimi është një nga motorët kryesorë të rritjes ekonomike dhe një tregues të fortë ekonomik. Raportet sygjerojnë se do të kemi një rritje të qëndrueshme në veprimtarinë  tonë  rreth 13% në të gjithë sektorët gjatë disa viteve të ardhshme. Ky është një lajm i mirë për kompanine Arditi Group e cila me pervojën dhe ekspertizën e saj do të sjell ndryshime në vend.

Kjo rritje përveq që do të hapë vende të reja pune,  në veqanti do të ju japë mundësi të rinjëve te cilët planifikojnë të kyqen në industrinë e ndertimit që të mësojnë prej inxhinerve tanë mbi teknikat e fundit të strukturimit dhe ndërtimit banesor.

Asgjë nuk është e mundur në biznesin tonë pa projektuesit tanë. Suksesi ynë është i varur në cilësinë e menaxherëve dhe të ekipeve të tyre.  Filozofia e kompanisë  Arditi Group është që të mbajmë sa më gjatë bashkpunëtorët tanë të cilët me përvojen e tyre afatëgjate sjellin stabilitet në kompani.  

Ne vazhdojmë të planifikojmë për të ardhmen. Krahas planifikimeve ne zgjerim te punimeve, janë bërë edhe  planifikime në rritje të numrit të stafit, inxhinerve, projektuesve, punëtoreve tjerë të cilët mund të sjellin dobi dhe pervoja të reja në kompani. Prandaj, kompania Arditi Group do të ofrojë mundësi punësimi të barabart për të gjithë juve që pasionin tuaj vendosni ta ndani me ne.

Bashk, do të sfidojmë të ‘’pamunduren’’

 

Bashkangjitu në Facebook