044 333 337   

Arditi Group tani edhe me një risi të re. Pas shumë përpjekjeve dhe investimeve të shumta, me date 10 prill 2017 filloj prodhimi i dyerve dhe dritareve nga plastika. Investimi ne fabriken për prodhime të tilla ka qenë një ndër projektet e hershme të kompanisë Arditi Group. Bashkpunëtoret tanë të cilët kanë qenë të kontraktuar për ta mbuluar këtë sektor gjithmonë kanë ofruar prodhime të tilla mjaftë kualitative, por tani që Arditi filloj prodhimin e tyre është një lajm i jashtëzakonshëm jo vetëm për kompaninë tonë, por për gjithë sektorin e prodhimit në Kosovë.

''Prodhimi ynë sigurisht do të ulë koston e ndërtimit të objekteve tona, dhe si rrjedhojë e kësaj do të kemi banesa me të lira për klientët tanë. Zotimi ynë që nga fillimi i operimit ka qenë ofrimi i shërbimeve cilësore. Gjatë gjithë kohës për ne primare është kualiteti i ndëtimeve, prandaj jemi të kënaqur që arritëm ta finalizojmë këtë projket i cili fillimisht do të ofroj shërbime për nevojat e kompanisë Arditi Group, por në një të ardhme të afërt planifikohet të ofrohen shërbime edhe për kompanitë tjera me çmime shumë të volitshme''

Nexhat Zeqiri,

CEO, Arditi Group

Bashkangjitu në Facebook