044 333 337   

Kompleksi Bellavista tanimë në fazën finale të punimeve. 

Sipas planifikimeve të menaxhmentit dhe inxhinerëve tanë kompleksi Bellavista në Fushë Kosovë po ecën sipas dinamikës së paraparë. Në fillim të vitit 2018 do të jenë gati objektet 1 dhe 2 dhe do të mirëpresim banorët e rinjë të këtyre objekteve. Objektet janë ndërtuar sipas standardeve të kërkuara nga fusha e ndërtimtarisë dhe arkitektures dhe marrin vlerësimin më të lartë nga ekspert të këtyre fushave. Vlenë të theksohet se kompleksi i plotëson të gjitha kushtet urbanisitike dhe është në përputhje me legjislacionin në fuqi përfshirë lejen ndërtimore dhe dokumentacionin tjetër përcjellës.

'' Është njëri prej projekteve të cilit i kemi kushtu shumë kohë, investime, përkushtim. Është projekti i cili na bën krenar për cilësinë e punimeve, Bellavista mund të them se është punuar me shumë dashuri prej menaxhmentit e deri te punëtorët të cilët po japin maksimumin për mbarëvajtjen e punimeve. Shumë shpejt do të dorëzohen qelësat për objetet 1 dhe 2, dhe besojm se me ritmin e planifikuar do të përfundohen të 5 objektet, që përmbushin fazën e parë të realizimit të projektit sepse Bellavista do të zgjërohet edhe me objekte të tjera në vazhdim''

Nexhat Zeqiri, CEO

 Arditi Group

 Kompleksi Bellavsita gjindet në Fushë Kosove, rruga Dardania, përkatësisht 4 km larg Prishtinës.

 Prishtinë, Nëntor 2017

Bashkangjitu në Facebook