044 333 337   

Pishtinë, 6 nëntor 2019

Pas angazhimeve thuajse një vjeçare kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje të kurorzuar me kontratë për ndërtim të përbashkët në mes të kompanisë Arditi Group dhe Fazita 5 SH.P.K.
Kompleksi afaristo-banesor i cili ka filluar është një kryevepër arkitektonike të cilit madhështinë do t'ia jap kompania Arditi Group.

Me rastin e nënshkrimit të kontratës nga Drejtori Gjeneral i kompanisë Arditi Group z.Nexhat Zeqiri dhe Drejtori Ekzekutiv i kompanisë FAZITA 5 Sh.p.k  z.Nexhip Sheholli u shprehen të lumtur dhe shumë entuziast për projektin që do të ralizohet ku ndër tjera theksuan: 

'' Kompania të cilën unë e udhëheqi për më shumë se tre dekada ka qenë e angazhuar në ndërtim të ulët dhe të lartë, kemi ndërtuar shumë objektet, kami kaluar shumë sfida, jemi ballafaquar me shumë vështirësi të cilat i kemi kaluar bashk. Gjatë kësaj periudhe janë mbi 200 mijë metra katrorë objektet të përfunduara dhe mbi 200 mijë të tjera të filluara dhe që pritet të përfundohen brenda 36 muajve. Kompania jonë sot është rritë shumë. u rritë në të gjitha segmentet gjithmonë duke ju falenderuar bashkpuntorëve tanë të cilëve asnjëherë nuk ju ka munguar angazhimi. Kontratën të cilën sot e nënshkruajtëm mund ta quaj kurorzim i punës mbi 30 vjeçare në ndërtim, ky projekt është shumë sfidues dhe në të njëjtën kohë domethënës për kompaninë tonë. 
Bashkpuntorëve tanë të rinjë të cilët sot përfaqësohen nga Z.Sheholli Drejtor Ekzekutiv i kompanisë FAZITA 5, i falenderoj përzemërsisht për besimin që ne ta ralizojmë këtë projekt gjigant. Zotimi dhe përkushtimi ynë do të mbetet palekundur përballë çdo sfide që do të paraqitet. Jamë i sigurt që Prishtina do të duket më e bukur me këtë kompleks madhështor. 
Urime dhe na priftë e mbara''

Z.Nexhat Zeqiri, Drejtor Gjeneral
Arditi Group

 

'' Me rastin e shpërblimit të Arditi Group me kontratë të ndërtimit të përbashkët të kompleksit afaristo-banesor, në emër të drejtorit ekzekutiv FAZITA 5 Sh.p.k i uroj suksese në realizimin e punimeve të këtij projekti gjigant që do të jetë shembull në rajon. Urime dhe suksese.''

Z.Nexhip Sheholli, Drejtor Ekzekutiv
FAZITA 5 Sh.p.k

 

Përshkrim i shkurtër i projektit:

Lokacioni: Lagja Lakrishtë në Prishtinë

Sipërfaqja e kompleksi është 43,656.69 m2 e shpërndarë në dy kulla; kulla A dhe B, prej tyre Shooping janë P+4 nivele me sipërfaqe 9,768.84 m2,  njësi Banesor 5-21 nivele me sipërfaqe 9,419.46 m2, Administratë 5-23 nivele me sipërfaqe 11,228.74 m2,  dhe Garazhim -5 nivele me sipërfaqe prej 13,239.65 m2
Eksterieri me pamje moderne të punuar me kujdes deri në detajet më të vogla nga ekipet profesionale.
Kosto investive: 16,316,413.19 euro
Përfundimi i kompleksit brenda 42 muajve.

Pamje nga nënshkrimi i kontratës dhe prezantimi i projektit.

 

 

Bashkangjitu në Facebook