044 333 337   

Për ne

Arditi Group ofron shërbime të nivelit dhe kualitetit të lartë, ku vlerën, zellin, shkathtësitë dhe kreativitetin e kemi partner. Arditi lë shenjën e tij në industrinë e ndërtimit në Kosovë duke ofruar ndërtesa më të sigurta, më të forta për klientët tanë. Ne vazhdojmë të përqafojm teknologjitë e reja dhe të ofrojmë një gamë të gjerë të shërbimeve sepse ne mendojmë globalisht për të ndërtuar vendin, ne jemi në gjendje t’i ofrojmë klientëve qasjen dhe mbështetjen e një kompanie lokale me stabilitetin dhe burimet e një kompanie ndërkombëtare.

M​isioni

Gjatë karrierës së tij themeluesi ynë ju ka referuar klientëve tanë si miq, miq të cilët kanë ndihmuar dhe zhvilluar reputacionin, integritetin, dhe kredibilitetin e kompanisë. Pos kësaj, ne morëm obligim të kujdesemi për rehatinë, sigurinë, shëndetin tuaj, Ju e meritoni këtë sepse i dhatë kompanisë vlerë, i dhatë mundësi për zgjerim të ndërtimeve, i dhatë besimin për të qenë kompani lidere në industrinë e ndërtimeve në vend.

Zotimi dhe përkushtimi ynë për të ardhmen mbetet i palëkundur, sepse ne besojmë se një familje e fortë ndërtohet mbi themele të forta, për këtë ju garanton kompania jonë​.

Bashkangjitu në Facebook