044 333 337   

Projekti i paralajmruar nga kompania Arditi Group është finalizuar. Projekti do të realizohet në lagjen Dragodan (në afërsi të ambasadës Amerikane) dhe përfshin një hapsirë rekorde sa i përket ndërtimit duke përfshirë gjithë infrastrukturen përcjellëse rrugët, trotuarët parkingjet, gjelbrimin, pjesët e dedikuara për argëtim të fëmijëve.

Projketi i Dragodanit është më i madhi i realizuar nga Arditi Group dhe sjell një arkitekturë të paparë deri tani në Prishtinë dhe Kosovë. Vlenë të theksohet se aspekti ligjorë sa i përket dokumentacionit është përfunduar dhe na janë ofruar kushtet ndërtimore (si fazë fillestare) gjithashtu dokumentacioni tjetër përcjellës.

''Ideja e këtij projekti ishte para 3 viteve, por për shkak të kompleksivitetit të tij është arrit të përfundohet tani dhe jemi shumë të lumtur për këtë. Ne në vazhdimsi jemi munduar të sjellim diçka ndryshe nga të tjerët si në Fushë Kosovë ashtu edhe në Prishtinë, prandaj jemi krenar për projektet që janë përfunduar dhe ato që janë në përfundim e sipër. Dragodani definitivisht do të ketë pamje tjetër ngase kompleksi është vërtet modern dhe madhështor''

Nexhat Zeqiri, CEO

Arditi Group

Prishtinë, janar 2018

 

Bashkangjitu në Facebook