044 333 337   

Pas kërkesave të shumta për banesat e ndërtuara nga Arditi Group në veçanti për kompleksin Bellavista në Fushë Kosovë kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se jemi në fazën finale të projektimit dhe shumë shpejt pritet fillimi i punimeve në zgjerimin e këtij kompleksi edhe për mbi 350 banesa të tjera.

Ndërtesat e reja do ta ruajnë identitetin e objekteve të realizuara deri më tani por si gjithmonë menaxhmenti do të kujdeset për befasi të reja arkitektonike të cilat do të ja shtojnë madhështinë objekteve ekzistuese. Lagja Bellavista në total do të ketë mbi 600 banesa të përcjellura me gjithë infrastrukturen e nevojshme (parkingje, trotuare, hapsira gjelbëruese, hapsira për lodra të fëmijëve, kopsht për fëmijë, kafiteri, dyqane) e vëzhguar 24 orë përmes kamerave të sigurisë dhe sigurimit fizik.

Vlenë të theksohet se kompleksi Bellavista ka filluar së ndërtuari para dy vitesh dhe pritet të përfundoj në tërsi brenda këtij viti, kur edhe do të fillohet me ndërtimin e objekteve të tjera.

 

Prill, 2018

 

Bashkangjitu në Facebook